Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka bërë të ditur se dje (e martë) ka mirëpritur emisarin amerikan Gabriel Escobar për të biseduar rreth dialogut Kosovë-Serbi.
Lajçak ka shkruar në rrjetin social X, i njohur si Twitter deri para pak kohësh, se së bashku me Escobarin kanë pasur një diskutim të thellë për situatën aktuale dhe rrugën përpara.
“Gëzohem të mirëpres kolegun dhe mikun tim të mirë amerikan, zëvendësndihmës sekretarin Escobar, në Bruksel. Së bashku me ekipet tona, ne patëm dje një diskutim të thellë mbi dialogun, situatën aktuale dhe rrugën përpara, si dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor. Faleminderit për një bashkëpunim të jashtëzakonshëm”, ka shkruar Lajçak.
Kosova Press