Rruga drejt Kalasë së Prizrenit në të ardhmen do të bëhet edhe përmes teleferikut. Drejtuesit e pushtetit lokal dhe atij qëndror në bashkëpunimin me agjencinë Zvicerane Swiss-Contact, nënshkruan tri marrëveshje për ndërtimin e teleferikut për në Kalanë e Prizrenit.
“Ky projekt do të ndikoëj në turizëm, rrjedhimisht, në zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit, në kuadër të zhvillimit të produkteve turistike si një ndër atraksionet kyç të Komunës”, thonë nga Komuna e Prizrenit.
Nënshkrues të kësaj marrëveshje ishin kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj, ministri i Mjedisit, i Planifikimit Hapësinor dhe i Infrastrukturës Liburn Aliu dhe Fisnik Reçica, si përfaqësues i agjencisë Zvicerane Swiss-Contact.
Kalaja e Prizrenit, përveçse është një margaritar i trashëgimisë kulturore, ofron një pamje të jashtëzakonshme të Kryeqytetit Historik të Kosovës.
Mijëra turistë nga vendi dhe rajoni, por edhe më gjerë gjatë vitit e vizitojnë qytetin jugor të Kosovës, Prizrenin.