Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca është institucioni më i ri komunal në qytetin e Prishtinës.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se qëllimi kryesor i kësaj drejtorie është mbrojtja e qytetarit. Sipas tij, qeverisja lokale është thelbësore për organizimin e jetës shoqërore politike dhe ekonomike.
“Siguria në bashkësi nuk ka të bëjë me parandalimin e krimit, por edhe me nderimin e komuniteteve të forta dhe gjithëpërfshirëse, disa nga shumë çështje që prekin sigurinë në bashkësi në Kosovë e sidomos në kryeqytet janë siguria e qytetarëve, siguria në komunikacion, siguria e grupeve të cenueshme, aspektet e sigurisë për mbrojtjen e mjedisit, siguria e hapësirave publike, siguria nga qentë endacakë, siguria e nxënësve”, theksoi Rama.
Shpëtimi i jetës, mbrojtja e qytetarëve si dhe planifikimi e reagimi, sipas Ramës, janë disa nga objektivat e kësaj drejtorie.