Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar pesë persona në Zubin Potok derisa gjatë tentimit për ndalim kishte shkëmbim zjarri në drejtim të policisë.
Personat ishin ndaluar nën dyshimin për kontrabandë me mallra, ka konfirmuar për KosovaPress zëvendësdrejtori për rajonin e veriut, Veton Elshani.
“Sot në orët e hershme të mëngjesit në rrethinën e komunës së Zubin Potokut, policia ka hasur në një furgon dhe disa vetura të cilat besohej se kontrabandonin mallra. Gjatë tentimit për ndalim ka pasur shkëmbim me armë zjarri, por nuk ka të plagosur. 5 persona janë arrestuar, ndërsa janë konfiskuar furgoni dhe tri vetura”, ka thënë Elshani.
Hetimet rajonale po merren me rastin i cili cilësohet sulm ndaj personave zyrtarë, posedim narkotikësh dhe kontrabandim me mallra.