Vendimi është marrë duke ndjekur udhëzimet e vendimit të Panelit të Gjykatës Supreme të datës 29 korrik 2024, lidhur me kërkesën e Mustafës për mbrojtjen e ligjshmërisë, i cili hodhi poshtë dënimin e tij me 22 vjet burgim dhe ia riktheu lëndën përsëri Panelit të Apelit.
Gjykatësit Mishelë Pikar, Kai Ambos dhe Nina Jorgensen ishin drejtuesit e Panelit të Apelit.
Salih Mustafa u vu nën pranga dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.
Më 16 dhjetor 2022, Trupi Gjykues dënoi Sali Mustafën me 26 vjet burg. Kur u mor vendimi për të, Trupi Gjykues nënvizoi se akuzat në këtë lëndë gjyqësore kanë të bëjnë vetëm me përgjegjësinë penale individuale të Mustafës.
Më 14 dhjetor 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit rrëzoi kundërshtimet e paraqitura nga Mustafa që kundërshtonin aktgjykimin e trupit gjykues, ndërsa miratoi pjesërisht kundërshtimin e tij ndaj dënimit.
Rrjedhimisht, paneli i apelit zvogëloi dënimin e njësuar të Mustafës nga 26 në 22 vjet burgim. Mustafa kundërshtoi aktgjykimin e Apelit duke parashtruar kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë para Panelit të Gjykatës Supreme.
Më 29 korrik 2024, Paneli i Gjykatës Supreme e miratoi pjesërisht kërkesën e tij dhe anuloi pjesën e aktgjykimit të apelit që ka të bëjë me dënimin e Mustafës me 22 vjet burg dhe ia ktheu lëndën përsëri Panelit të Apelit për të shqyrtuar uljen e dënimit bazuar në arsyetimin e paraqitur në vendimin e Panelit të Gjykatës Supreme.