Poloni: Hapet kamp propalestinez në hyrje të kampusit universitar / Photo: AA

Protesta pason pas një lëvizje të madhe globale nga studentët, të cilët kërkojnë që universitetet e tyre të ndërpresin lidhjet me institucionet akademike izraelite për shkak të luftës së Izraelit në Gaza.

Përveç Krakovit, një kamp propalestinez u hap në Varshavë gjatë fundjavës.

Izraeli vazhdoi ofensivën e tij brutale kundër Rripit të Gazës, pavarësisht rezolutës të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KSOKB) që kërkon një armëpushim të menjëhershëm.

Rreth 36.000 palestinezë, shumica dërrmuese e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza dhe më shumë se 80.600 janë plagosur që nga tetori pas sulmit të Hamasit.

Gati tetë muaj pas luftës së Izraelit, pjesë të mëdha të Gazës janë të rrënuara mes bllokadave të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve. Izraeli është akuzuar për gjenocid përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND), e cila në vendimin e saj të fundit urdhëroi Tel Avivin që të përfundojë menjëherë operacionin e tij në Rafah, një qytet në Rripin jugor të Gazës ku më shumë se një milion palestinezë të zhvendosur kanë kërkuar strehim.

AA