Një miliard përdorues aktivë (MAU) të shpërndarë në 154 vende e bëjnë TikTok një nga platformat më të njohura të mediave sociale që nga viti 2022.     Foto: AA 

Përdorimi i rrjeteve sociale vazhdon të rritet në mbarë botën. Në të njëjtën kohë, përdoruesit nuk kanë turp të përqafojnë shërbime të reja, siç tregon rritja e shpejtë e platformës së ndarjes së videove TikTok.
Numri i përdoruesve aktivë të mediave sociale në mbarë botën vlerësohet në 4.6 miliardë në vitin 2022, ose rreth 60 për qind e popullsisë së botës. Kjo shifër pritet të rritet në afro 6 miliardë deri në vitin 2027, sipas parashikimeve të Statista Advertising & Media Outlook.
TikTok dallohet nga konkurrenca me një normë të jashtëzakonshme rritjeje. Midis 2018 dhe 2022, rrjeti tërhoqi mesatarisht 340 milionë anëtarë të rinj aktivë në vit.
Një miliard përdorues aktivë (MAU) të shpërndarë në 154 vende e bëjnë TikTok një nga platformat më të njohura të mediave sociale që nga viti 2022.
Sipas të dhënave të kompanisë, TikTok ka 1.39 miliardë përdorues, nga të cilët 1 miliard janë përdorues aktivë mujorë.
Nëse e vlerësojmë statistikisht, TikTok–u përdoret rregullisht nga 22.32 për qind e 4.48 miliardë përdoruesve aktivë të mediave sociale në botë.
Edhe pse TikTok-u u lançua në Kinë në vitin 2016 kur u referua si Douyin, nxitja kryesore ndodhi në vitin 2017 kur doli nga Tregu kinez për t’u shërbyer vendeve të tjera.
Disa fakte tjera statistikore për TikTok-un
Nga 1 miliardë MAU, 57 për qind e përdoruesve të TikTok janë femra dhe 43 për qind janë meshkuj.
Shumica e përdoruesve të TikTok janë nga mosha 19 deri në 29 vjeç, ose 35 për qind. Pastaj vjen mosha e mitur nën 18 vjet me 28 për qind dhe të tjera.
Përdoruesit e TikTok në gjithë botën shpenzojnë mesatarisht 52 minuta çdo ditë në platformë, me 90 për qind të përdoruesve që e përdorin atë rregullisht.
Khaby Lame është përdoruesi më i ndjekur i TikTok-ut që nga korriku 2022 me 145.4 milionë ndjekës. Pasi ishte numri një për 819 ditë, Charlie D’Amelio humbi vendin e parë ndaj Khaby Lame më 22 qershor 2022.
Argëtimi është kategoria më e njohur në TikTok. Kjo kategori, me sa duket, përfshin të gjitha videot që sinkronizojnë buzët. Vallëzimi është kategoria e dytë më popullore e ndjekur nga Pranks (kurthet) në të tretën.

Videot e shkurtra të TikTok-ut platformë marketingu për bizneset
Sot, nëse jeni një biznesmen që po kërkon të kujdeset për një audiencë globale, TikTok është një nga mediat sociale më të mira për t’u synuar. Është media sociale më e mirë kur bëhet fjalë për videot me formë të shkurtër. Pra, shumica e tregtarëve e planifikojnë strategjinë e marketingut duke u bazuar gjithnjë e më shumë me këtë platformë të rrjeteve sociale.
Cilat janë pritshmëritë e TikTok-ut?
Baza e përdoruesve të platformës TikTok pritet të arrijë në 2 miliardë deri në vitin 2024, kur rritja parashikohet të jetë ngadalësuar, ashtu siç ndodh edhe me platformat e tjera.
Cilat janë platformat më të mëdha të rrjeteve sociale?
Pavarësisht një ngadalësimi shumë të theksuar të rritjes së tij në vitet e fundit, Facebook pritet të mbetet rrjeti social më i madh me më shumë se 2.6 miliardë llogari aktive në vitin 2022, që parashikohet të rritet në afro 3 miliardë deri në vitin 2025, më pas vijnë, Facebook Messenger, WhatsApp Messenger, Instagram, Snapchat, Skype, TikTok, UC Browser, YouTube, Twitter dhe të tjera.

TRT Balkan