Bien rrjetet sociale Facebook e Intagram, frustrohen përdoruesit        / Foto: AA

Përdoruesit e medieve sociale në mbarë botën u përballën me zhgënjim pasi platformat e njohura Facebook, Messenger dhe Instagram hasën në ndërprerje të gjera, transmeton Anadolu.

Përdoruesit raportuan çkyçje të papritura dhe vështirësi gjatë përpjekjes për të përdorur platformat Facebook, Messenger dhe Instagram.

Shumë përdorues po ashtu përjetuan probleme me aplikacionin e popullarizuar të mesazheve WhatsApp.

Duke komentuar situatën, platforma konkurruese e medieve sociale X shkroi: “Ne e dimë pse jeni të gjithë këtu tani”.

TRT Balkan / agjencitë