Mbi 57 për qind e pjesëmarrësve në anketim duan largimin e Musk-ut nga administrimi i Twitter-it
Në anketimin e Musk-ut votuan mbi 17.5 milionë persona. Sipas rezultateve të anketimit, 57.5 për qind e pjesëmarrësve kanë preferuar largimin ndërsa 42.5 e tyre qëndrimin e tij
Shumica e pjesëmarrësve në anketimin që themeluesi i Tesla-s dhe SpaceX, Elon Musk filloi nëse duhet të largohet apo jo nga detyra e tij si drejtor ekzekutiv i Twitter-it, kanë votuar për dorëheqjen e tij.
Përmes një postimi Musk kishte thënë: "A duhet të jap dorëheqje si personi në krye të Twitter-it? Do t'u përmbahem rezultateve të këtij anketimi".
Në anketimin e Musk-ut votuan mbi 17.5 milionë persona. Sipas rezultateve të anketimit, 57.5 për qind e pjesëmarrësve kanë preferuar largimin ndërsa 42.5 e tyre qëndrimin e tij.
Pronari i ri i Twitter-it, Musk në postimin e fillimit të anketimit tha se do të pranojë rezultatin ndërsa në një postim më pas theksoi "Kini kujdes se çfarë dëshironi, sepse mund ta arrini atë".
19 Dhj 2022
Anketë: Musk të largohet nga posti i drejtorit ekzekutiv të Twitter-it
Në anketimin e Musk-ut votuan mbi 17.5 milionë persona. Sipas rezultateve të anketimit, 57.5 për qind e pjesëmarrësve kanë preferuar largimin ndërsa 42.5 e tyre qëndrimin e tij
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore