Juria i ndau Vanessa Bryant dhe bashkë-paditësit Chris Chester së bashku 31 milionë dollarë dëmshpërblim pasi konstatoi se sherifi i qarkut të Los Angeles dhe departamenti i zjarrfikësve ishin përgjegjës për ndarjen e fotove grafike të rrëzimit të helikopterit, ku humbi jetën ylli i NBA-së, Kobe Bryant, vajza e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë.
Vanessa Bryant, e veja e basketbollistit të ndjerë Kobe Bryant, u shpërblye me 16 milionë dollarë si dëmshpërblim, ndërsa Chester, i cili gjithashtu humbi gruan dhe vajzën në aksident, u shpërblye me 15 milionë dollarë.
Vanessa Bryant gjatë gjyqit 11 ditor tha se fotot i sollën shqetësim emocional sepse kishte frikë se ato mund të bëheshin publike. Fotot nuk u shpërndanë në mediat sociale, por u panë nga punonjësit e Sherifit të Qarkut LA dhe departamenti i zjarrfikësve.
“Jetoj çdo ditë me frikën se do të jem në mediat sociale dhe se këto do të shfaqen. Jetoj me frikën se vajzat e mia do të jenë në rrjetet sociale dhe se këto do të shfaqen”, dëshmoi Vanessa Bryant.
“Nuk dua t’i shoh kurrë këto fotografi. Dua të kujtoj burrin dhe vajzën time ashtu siç kanë qenë”, tha ajo.
Përfaqësuesja ligjore J. Mira Hashmall, e cila drejtoi këshillin e qarkut LA, tha gjatë gjyqit se fotot nuk ishin shfaqur kurrë publikisht dhe as që ishin parë asnjëherë nga paditësit.
Megjithatë, pas pesë orësh diskutimi, nëntë anëtarët e jurisë ranë dakord njëzëri me Bryant që fotot e mbetjeve mortore të Kobe Bryant dhe vajzës së tyre rrënuan privatësinë e saj.
Pas daljes nga gjykata, Bryant postoi një foto të bashkëshortit dhe vajzës së saj në rrjetet sociale me tekstin: "Gjithçka për ty! Ju dua! Drejtësi për Kobe dhe Gigi!"
Kobe Bryant, i cili konsiderohet si një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e basketbollit, po udhëtonte me Gianna-n dhe shtatë të tjerë në një lojë basketbolli për të rinjtë kur helikopteri në të cilin ndodheshin u rrëzua në Kasablanka të Kalifornisë. Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit fajësoi pilotin për aksidentin tragjik që i mori jetën legjendës së sportit në janar 2020.
25 Gus 2022
Bashkëshortja e Kobe Bryant fiton 16 milionë euro dëmshpërblim
Juria konstatoi se fotot e marra nga sherifi dhe zjarrfikësit në vendin e aksidentit të helikopterit ku humbi jetën Bryant dhe vajzën e tij i shkaktuan gruas së të ndjerit shqetësim emocional.
AA
Lajme të ngjashme
Puna nga shtëpia ndihmon në reduktimin e emetimeve të gazrave serrë
Sipas hulumtimit të botuar në revistën Proceedings of the National Academy of Sciences (PNAS) në ShBA, punëtorët në distancë prodhojnë më pak se gjysmën e emetimeve të gazeve serrë të punonjësve në raport me punonjësit që punojnë në zyrë.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.