Më shumë se 25.000 të mitur janë të zhdukur në gjithë Afrikën, sipas shifrave të fundit të dhëna nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK). Fëmijët përfaqësojnë 40 për qind të 64.000 rasteve të personave të zhdukur të regjistruara nga KNKK në gjithë kontinentin.
Sot në Afrikë ka mbi 35 konflikte të armatosura aktive; mijëra njerëz, duke përfshirë fëmijë, çdo vit kalojnë kufijtë, shkretëtirën e Saharasë dhe Detin Mesdhe në kërkim të sigurisë dhe një jete më të mirë. Lëvizje të tilla shpesh sjellin rrezik të madh, duke përfshirë rrezikun e zhdukjes. Rastet e dokumentuara të personave të zhdukur janë në rritje; megjithatë, KNKK paralajmëron se shifrat aktuale janë shumë më të larta.
“Për fat të keq, 25.000 rastet e regjistruara nuk kapin gjithë shtrirjen e kësaj çështjeje humanitare shpesh të neglizhuar dhe tragjike. Nuk ka dyshim se ka më shumë fëmijë, fati i të cilëve mbetet i panjohur”, tha Petrik Jusif (Patrick Youssef), drejtor rajonal i KNKK-së në Afrikë.
Gjatë zhvendosjes, qoftë brenda ose jashtë kufijve, fëmijët përballen me rreziqe të tilla si shfrytëzimi, dhuna, shqetësimi mendor dhe zhdukja. Shumë prej tyre gjithashtu përfundojnë vetëm, pa asnjë lajm për vendndodhjen e familjeve të tyre. KNKK ka më shumë se 5.200 raste të dokumentuara të fëmijëve të pashoqëruar në Afrikë.
Amina, një fëmijë, prindërit e së cilës u vranë në një sulm në fshatin e tyre në Mali, arriti të ikte me vëllain e saj më të vogël në Nigerinë fqinje. Pas katër vitesh ndarje, KNKK gjeti tezen e saj.
“Kur pashë foton e saj, zemra ime u lehtësua sepse nuk kisha dëgjuar për të për tri a ndoshta edhe katër vjet. Falënderoj Zotin që kam lajme prej saj dhe mezi pres ditën kur do të ribashkohemi dhe do të ulemi kështu bashkë”, tha Amina pas një telefonate me tezen e saj.
Për të promovuar një qasje më koherente dhe efektive midis shteteve afrikane që mund të ndihmojë në parandalimin e zhdukjes së njerëzve dhe për t'u ofruar më mirë informacione familjeve të tyre për fatin e tyre, KNKK së bashku me Bashkimin Afrikan po organizojnë një takim të nivelit të lartë të politikave në Addis Abeba më 30 gusht, me fokus për emigrantët e zhdukur.
“Pasja e politikave të duhura mund të shpëtojë jetë. Është një hap thelbësor për të mbrojtur migrantët dhe familjet e personave të zhdukur. Kjo është një çështje e njerëzimit dhe e dinjitetit njerëzor,” tha Petrik Jusif, “Familjet e të zhdukurve përballen me dhimbje të pamasë dhe pengesa që shpesh tejkalojnë brezat. Ata janë të mbërthyer në harresë, të paaftë për të ecur përpara ose për t'u ankuar. Kërkimi për të dashurit e tyre nuk mbaron kurrë.”
Në vitin 2021, së bashku me shoqatat kombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, KNKK ndihmoi në përcaktimin e vendndodhjes dhe fatit të 4.200 njerëzve dhe ribashkoi 1.200 familje në gjithë Afrikën. Ai gjithashtu mundësoi më shumë se 773.000 thirrje telefonike dhe video midis familjeve të ndara si rezultat i konfliktit të armatosur ose situatave të tjera të dhunës, migrimit, ndalimit ose rrethanave të tjera.
30 Gus 2022
Vendndodhja e të paktën 25.000 fëmijëve në Afrikë mbetet e panjohur
Aktualisht në Afrikë ka mbi 35 konflikte të armatosura aktive; mijëra njerëz, duke përfshirë fëmijë, çdo vit kalojnë kufijtë, shkretëtirën e Saharasë dhe Detin Mesdhe në kërkim të sigurisë dhe një jete më të mirë.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore