Organizata Human Rights Watch (HRW) tha se Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij në Gaza dhe Liban.
Në një deklaratë nga llogaria në platformën e medias sociale X, HRW-ja ka deklaruar se "Izraeli ka përdorur fosfor të bardhë në operacionet e tij në Gaza dhe Liban, duke i vendosur civilët përballë me rrezikun e lëndimeve serioze dhe afatgjata".
"Fosfori i bardhë shkakton djegie të padurueshme dhe mund të shkaktojë djegien e shtëpive. Përdorimi i fosforit të bardhë në rajonet ku popullata është e dendur është në kundërshtim me ligjin", thuhet në deklaratë.
Ministria e Jashtme palestineze në një deklaratë nga platforma e saj në median sociale X tha se "Pushtuesi izraelit përdor kundër palestinezëve fosfor të bardhë që është i ndaluar ndërkombëtarisht".
Hezbollahu libanez njoftoi se ka vendosur në objektiv me raketa pozicionin ushtarak izraelit që ndodhet përballë zonës Dahayra në jug të kufirit.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare libaneze NNA, pak kohë pas lëshimit të raketës zona përreth Dahayra u vendos në objektiv me goditje artilerike, ndërsa zona përreth rajonit Yarin u vendos në objektiv me bombat fosfor.