Izraeli ndalon shkollimin e femrave aktiviste palestineze / Foto: AA

Përveç ndalimit administrativ, dëbimit administrativ dhe urdhrave për rrënim, grushti i hekurt i okupimit izraelit shkel palestinezët në një arenë tjetër - arsimin e lartë - nëpërmjet pezullimit të studentëve në institucionet e arsimit të lartë.

Studentët e angazhuar në aktivitete sindikale në kampuset në Izrael u nënshtrohen rregullisht vendimeve arbitrare të pezullimit që pengojnë studimet e tyre akademike dhe vonojnë diplomimin e tyre.

Për disa, urdhrat e pezullimit thuhet se ishin lëshuar edhe para se të merreshin në pyetje.

“Ky vendim është racist, ndërhyrje flagrante dhe i papranueshëm në universitetet tona kombëtare, ku ne jemi krenarë që praktikojmë punën e sindikatave studentore, të garantuara nga kushtetuta palestineze, dhe institucionet tona arsimore kombëtare janë të interesuara për të”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Guvernatori i Jerusalemit, duke iu referuar aktit ndaj studentëve si një “politikë sistematike raciste”.

Megjithatë, politika e pezullimit të studentëve palestinezë nga universitetet e tyre për shkak të përfshirjes së tyre në aktivitetet studentore nuk është e re. Politika e pezullimit të studentëve nga universitetet e tyre është përshkallëzuar që nga viti 2013. Gjatë kësaj periudhe, më shumë se dhjetë studentë morën vendime dëbimi nga universitetet e tyre në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor të pushtuar, pasi autoritetet izraelite pretenduan se aktiviteti i studentëve paraqiste kërcënim për sigurinë.

Sipas ligjeve të gjendjes së zgjatur të jashtëzakonshme, nenet 108, 109 dhe 110 i japin guvernatorit ushtarak izraelit kompetencën për të ndërmarrë masa të caktuara kundër çdo personi, si deportimi, ndalimi i hyrjes në një vend të caktuar ose kërkesa që personi të paraqiten për t’u marrë në pyetje dy ose tri herë në muaj në komisariatin e policisë, ose përcaktojnë vendbanimin e tyre ose i dëbojnë nga vendbanimi.

TRT Balkan / agjencitë