ShBA-ja është “thellësisht e shqetësuar” nga njoftimi i qeverisë izraelite për planet për të miratuar mbi 4.000 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.
“ShBA-ja është thellësisht e shqetësuar nga njoftimi i qeverisë izraelite për planet për të çuar përpara mbi 4.000 njësi të reja banimi në Bregun Perëndimor dhe ndryshimet në sistemin e saj të planifikimit që mund të përshpejtojnë miratimet. Zgjerimi i vendbanimeve kolone është pengesë për paqen”, tha Miller në Twitter.
Ai shtoi se ShBA-ja kundërshton veprimet e tilla të njëanshme që e bëjnë më të vështirë arritjen e zgjidhjes me dy shtete për çështjen e Palestinës.
Ai i bëri thirrje qeverisë izraelite që të përmbushë angazhimet që ka marrë në Akaba, Jordani dhe Sharm el-Sheikh të Egjiptit, dhe t’i kthehet dialogut që synon uljen e tensioneve.
Izraeli pushtoi Kudsin Lindor dhe Bregun Perëndimor në Luftën Arabo-Izraelite të vitit 1967. Sipas ligjit ndërkombëtar, të gjitha vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze konsiderohen ilegale.