De Niro: Stambolli vend i mrekullueshëm për film, ka shumë magji

De Niro: Stambolli vend i mrekullueshëm për film, ka shumë magji

Pazari i qilimave në Stamboll është vend i preferuar i aktorit Robert De Niro
Aktori Robert De Niro në konferencë për shtyp në Stamboll     Foto:AA

Aktori me famë botërore Robert De Niro, e ka vlerësuar qytetin e Stambollit, si një vend të mrekullueshëm për të bërë një film. Këtë mendim ai e ka shprehur gjatë pjesëmarrjes në ceremoninë tradicionale në Nobu, një restorant japonez të cilën ai e ka pjesërisht. Vizita e fundit e tij në Stamboll kishte qenë 20 vite më parë.

Në konferencë për shtyp pas ceremonisë, De Niro tha se ishte i lumtur që është në Stamboll. Duke iu përgjigjur pyetjes për një projekt të mundshëm filmik në Stamboll, ai tha se nuk ka plane të tilla për momentin.
“Ka shumë storje që dalin nga këtu, padyshim si kudo tjetër. Ky qytet ka shumë magji”, tha ai. Ai tha se vendi i tij i preferuar në qytet është pazari i qilimave dhe dëshiron të sjellë vajzën e tij atje.

Ndryshe, zinxhiri ndërkombëtar i restoranteve mban emrin e shefit të kuzhinës Nobu Matsuhisa, i cili ka një pjesë në biznes së bashku me producentin amerikan të filmit Meir Teper.

De Niro, po ashtu para gazetarëve foli edhe për miqësinë e tij 50-vjeçare me aktorin Al Pacino.

“Ne të gjithë jemi miq. Nuk shoqërohemi çdo ditë, por kemi një miqësi të mirë dhe solide. Ne gjithmonë kënaqemi duke folur me njëri-tjetrin”, tha De Niro.

Lidhur me ngritjen e fundit të platformave OTT, ai tha: "Nuk do të mund ta bënim filmin 'Irishman' pa Netflix. Çfarë mund të them? Isha i lumtur. Ata na dhanë gjithçka që kishim nevojë".
Baran Suzer, partneri i restorantit dhe kryetar i Suzer Holding tha se Nobu zë një vend të veçantë midis investimeve të tyre. “Ne mendojmë se Nobu i shton vlerë Stambollit dhe Türkiye-s”, shtoi ai.

TRT Balkan / agjencitë