I xhirriuar në Çarshinë e Vjetër në Shkup, por jo vetëm, sonte emitohet episodi i parë i serialit më të ri turk "Ninullat ballkanike"     Foto:  Balkan Ninnisi TRT / Facebook

Një pjesë e ekipit të serialit turk “Ballkan Ninnisi”, i cili po xhirohet në Shkup, ka mbajtur një konferencë për media para premierës së sontme të episodit të parë që do të transmetohet në televizionin shtetëror turk TRT 1.

Producentët e serialit, Yalçin Ari, Uğur Uzunok dhe aktori Hakan Boyav, sot iu përgjigjën pyetjeve të gazetarëve para premierës së nesërme të episodit të parë të serialit.
Producenti Yalçin njoftoi se që dy muaj janë në Shkup me një ekip prej 200 personash dhe tha se tashmë janë mësuar, ndjehen si vendas dhe se tashmë janë pjesë e strukturës multikulturore të vendit, e cila është shumë e pasur në këtë aspekt.
Duke theksuar se kanë mbështetje të madhe nga institucionet maqedonase, siç janë Ministria e Kulturës, shërbimet e sigurisë, policia, komuna dhe qytetarët, Yalçin tha se nesër do të jetë premiera e episodit të parë të serialit turk TRT 1.
“Njerëzit në Turqi do të shohin kulturën dhe indin e këtij vendi. Prandaj jo të gjitha gjërat janë sjellë nga Türkiye. Është krijuar së bashku me strukturën lokale dhe kjo është pasuria dhe dallimi i këtij seriali”, tha producenti Yalçin.
I pyetur se sa një i huaj mund të tregojë realisht rrëfimin e dashurisë së dy të rinjve, një maqedonase dhe një turku në Maqedoninë e Veriut, Uzunok, producenti dhe skenaristi i serialit, tha se vjen nga Novi Pazari dhe se ndihet si një ballkanas.
“Unë jam edhe producent edhe skenarist i projektit, por para kësaj jam nga Novi Pazari, pra jam boshnjak. Origjina ime është boshnjake, e gjithë familja ime është boshnjake, rreth 13 vjet çdo vit vizitoj vendet e Ballkanit dhe Maqedoninë (e Veriut)”, tha Uzunok, duke shtuar se ka vizituar qytete si Ohri, Struga, Manastiri, Prilepi, Velesi dhe se ka një numër të madh miqsh me të cilët komunikon dhe se ndihet si ballkanas.

Aktori Boyav, i cili luan rolin e Danielit, tha se është shumë i lumtur që ndodhet në Shkup dhe është pjesë e serialit “Ballkan Ninnisi”.
Duke theksuar se së bashku regjisori dhe skenaristi para fillimit të xhirimeve të serialit kanë bërë hulumtime për mënyrën e jetesës së popullit maqedonas, Boyav tha se është i gatshëm të luajë rolin e babait (Daniel) në një familje maqedonase.
“Mund të them se më pëlqente të luaja si babai i familjes maqedonase. Në fund të fundit, qoftë familje turke apo maqedonase, ju luani rolin e një personi. Por familja maqedonase ka një stil pak më ndryshe të veshjes, një mënyrë jetese pak më ndryshe, sinqerisht kjo më pëlqeu”, tha aktori Boyav.
Seriali do të tregojë rrëfimin e dashurisë së dy të rinjve, Ertanit dhe Jovankës, të nacionaliteteve të ndryshme në Shkup. Do të tregohet rrëfimi i betejës së tyre për të arritur të pamundurën në emër të dashurisë.

AA