Në 100-vjetorin e themelimit të Medresesë “Meddah” në Shkup është mbajtur Simpoziumi ndërkombëtar i Medresesë.
Simpoziumi organizohet nga Fondacioni për Studime Ballkanike (BSF) me seli në Shkup dhe Fondacioni për Hulumtime në Shkenca Islame, me mbështetjen e Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), Myftinisë së Shkupit, Universitetit "29 Maj" nga Türkiye dhe Instituti i Lartë Islamik në Sofje.
Në hapjen e simpoziumit morën pjesë ministri i Arsimit të Maqedonisë së Veriut Jeton Shaqiri, ministri i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Fatmir Mexhiti, përfaqësues të organizatave dhe institucioneve turke dhe lokale në vend, profesorë, studentë dhe një numër i madh mysafirësh të ftuar.
Ministri Shaqiri theksoi se medresetë në kohën e tyre ishin “tempull i shkencës”, siç janë universitetet sot.
“Medresetë luajtën rolin e procesit edukativo-arsimor u mësuan fëmijëve të lexojnë dhe të shkruajnë, si dhe ofrojnë aktivitete jashtëshkollore si dhe mësime fetare, lexim të Kuranit dhe ligjërata fetare”, tha Shaqiri.
Duke folur për rëndësinë e Medresesë Meddah, Shaqiri tha: “Duke qenë se është e para në vendin tonë, është bazë për përhapjen e medreseve të tjera, ajo ka luajtur një rol të rëndësishëm në periudha të ndryshme historike në zhvillimin dhe edukimin e brezave të asaj kohe."
Ministri Mexhiti theksoi se ky simpozium ka natyrë intelektuale dhe shpirtërore.
“Fokusi (i simpoziumit) është Medreseja Meddah, e cila është burim i dijes, kulturës, besimit dhe mbi të gjitha shembull i vlerave të paqes dhe tolerancës, të cilat janë dy shtyllat kryesore të Islamit.” shtoi Mexhiti.
Rektori i IBU-së, prof. dr. Lutfi Sunar, tha se janë të lumtur që janë nikoqirë e një ngjarje kaq të rëndësishme, ndërsa më pas dha informacione për IBU.
Kryetarja e Bordit të Drejtorëve të BSF-së, Sevba Abdullah, vuri në dukje rëndësinë e kësaj medreseje dhe e cilësoi Medresenë Meddah si një nga manifestimet më të spikatura në historinë e re, kujtimet shoqërore, mendimet dhe jetët fetare dhe identitetin e tyre.
Në këtë aktivitet u shfaq edhe video-mesazhi i Presidentit të Administratës së Çështjeve Fetare të Türkiyes, Ali Erbash.
Ndër të tjerash, në këtë aktivitet mbajti fjalë edhe myftiu i qytetit grek të Ksantisë, Mustafa Trampa; kryetari i Këshillit të Lartë Islamik të Bullgarisë, Vedat Ahmet; kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Shaqir Fetahu; myftiu i Shkupit Qenan Ismaili; nënkryetari i Fondacionit të Kërkimeve të Shkencave Islame Bedretin Cetiner, zëvendëskryetari i Universitetit "29 Mayis", Ilyas Çelebi; dhe presidenti i Institutit të Shkencave në Universitetin Medeniyet në Istanbul, Ihsan Fazlioglu.
Pas fjalimeve, artistët e muzikës nga Shkupi, Burhan Shaban dhe Mesut Kurtish mbajtën një koncert.
Në kuadër të simpoziumit, i cili do të përfundojë nesër, pjesëmarrësit do të prezantojnë kumtesat e tyre.
Medreseja "Meddah"
Nuk ka të dhëna konkrete se kur është ndërtuar Medreseja “Meddah”, e cila është ndërtuar nga Meddah Baba, i cili ishte mësues i Jigit Pashës, komandantit që çliroi Shkupin. Por, supozohet se kjo medrese është ndërtuar në shekullin XV.
Medreseja funksionoi deri në Luftën e Parë Botërore dhe në vitin 1923 u rihap nga Ataullah Kurtish. Kjo medrese vazhdoi punën e saj deri në Luftën e Dytë Botërore, ndërsa u mbyll në periudhën e Jugosllavisë.