Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria kanë vendosur të mos marrin pjesë në "Eurovision" 2023 që do të mbahet në Liverpool të Britanisë së Madhe.
Emrat e tre vendeve në fjalë nuk janë përmendur në listën e 37 shteteve, të publikuar nga Unioni Evropian i Transmetuesve (EIB) dhe BBC që organizon konkursin.
Vendimi i tre shteteve në lidhje me garën e 67-të të "Eurovision"-it që do të mbahet në maj është bërë e ditur nga rritja e tarifave të regjistrimit të pjesëmarrjes.
Vendet që duan të ngjiten në skenë në "Eurovision" çdo vit paguajnë një tarifë pjesëmarrjeje. Shuma bruto e kësaj tarife, e cila ndryshon sipas vendit, tregohet si 5 milionë funte. Vendi pritës gjithashtu jep një kontribut të veçantë në buxhet.
Për shkak të luftës në Ukrainë, e cila fitoi garën e mëparshme, organizimi i garës në vitin 2023 iu transferua Liverpoolit.
BBC njoftoi se planifikon të shpenzojë nga 8 deri në 17 milionë paund për organizimin e eventit.
Rritja e tarifave të reja të pjesëmarrjes i atribuohet përjashtimit të Rusisë, e cila tradicionalisht ka kontribuar shumë në konkurrencë, nga "Eurovision"-i. Rusia u përjashtua nga "Eurovision"-i për shkak të luftës kundër Ukrainës.
Televizioni Kombëtar Bullgar (BNT), përgjegjës për pjesëmarrjen e Bullgarisë në "Eurovision", pritet të bëjë një deklaratë zyrtare për arsyet e vendimit të ri.
- “Për shkak të rritjes së tarifës së regjistrimit të pjesëmarrjes, vendimi do të jetë në të mirë të qytetarëve tanë”
Radiotelevizioni i Maqedonisë (RTVM) përmes një komunikate tha se nga ky vendim do të përfitojnë qytetarët tanë për shkak të rritjes së shpenzimeve si pasojë e krizës energjetike dhe rritjes së tarifës së regjistrimit për pjesëmarrje".
Theksohet se delegacioni i Maqedonisë së Veriut do të kursejë në shpenzimet që do të bëjë në Liverpool.
Në deklaratën e operatorit kombëtar të Radio Televizionit të Malit të Zi (RTMZ) thuhet: "Përveç tarifave të rënda të regjistrimit, kostos së qëndrimit në Britani, ne kemi hasur edhe në mungesë interesi nga sponsorët. Kështu që ne do t'i drejtojmë fondet tona për projektet e ndryshme të planifikuara kombëtare që po zbatojmë".
21 Tet 2022
Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria jo në "Eurovision 2023"
Vendimi i tre shteteve në lidhje me garën e 67-të të "Eurovision"-it që do të mbahet në maj është bërë e ditur nga rritja e tarifave të regjistrimit të pjesëmarrjes.
AA
Lajme të ngjashme
Kurti: Dënim maksimal për vrasësit e Liridonës dhe 14-vjeçares në Shkup
Kurti po ashtu ka kujtuar se disa prej rasteve më të rënda gjatë luftës në Kosovë kanë qenë kur forcat serbe dhunuan vajza e gra dhe në shumë raste edhe në prani të familjarëve, për çka tha se kjo dukuri duhet të zhduket përgjithmonë.
Arrestohet në Türkiye i akuzuari për vrasjen e adoleshentes nga Shkupi
Sonte në Türkiye është arrestuar i dyshuari kryesor për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit, Ljupço Palevski - Palço, konfirmoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në konferencën e sontme për media në MPB.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.