Në një nga fjalimet e tij të fundit, të mbajtur vetëm pak ditë para vdekjes së tij, Malcolm X kishte thënë: “Më duhet të sqaroj pozicionin tim, i cili është i qartë. Unë nuk jam racist në asnjë lloj forme. Unë nuk besoj as edhe në asnjë formë racizmi. Unë nuk besoj në asnjë formë diskriminimi a ndarjeje. Unë besoj në Islam. Unë jam mysliman. Dhe nuk ka asgjë të keqe të jesh mysliman, asgjë të keqe me fenë islame. Thjesht na mëson të besojmë në Allahun si Zot.” Pesëdhjetë e nëntë vjet më parë, më 21 shkurt 1965 Malcolm Little, i cili ende nuk kishte mbushur 40 vjeç, u vra, ndërsa ishte në podiumin e sallës së konferencave Audubon Ballroom në Harlem, ku ishte ngjitur për të mbajtur një fjalim për rreth 400 njerëz. Kur ai u qëllua, gruaja e tij, Betty Shabazz, ishte në sallë me katër vajzat e saj, më e madhja prej të cilave ishte 7 vjeç. Ajo gjithashtu, ishte shtatzënë me vajza binjake të cilat Malcolm X nuk do t'i shihte kurrë. Rrethanat rreth vrasjes së Malcolm X mbeten të mbuluara me mister.
Ndërsa nuk u vërtetua kurrë përfundimisht se kush ishte përgjegjës, ka pasur teori të vazhdueshme që sugjerojnë përfshirjen e anëtarëve të grupit Nation of Islam, si dhe spekulime rreth rolit të mundshëm të FBI-së.
Pasi iu bashkua grupit Kobmi Islami ndërsa ishte në burg në fund të viteve 1940, Malcolm X njoftoi publikisht shkëputjen e tij nga grupi në vitin 1964, pasi mendonte se Kombi kishte "arritur aq larg" për shkak të mësimeve të tyre të ashpra.
Kjo situatë çoi në acarim të gjerë. Ndërsa kërcënimet dhe presionet nga Kombi i Islamit kundër Malcolm X u përshkallëzuan, situata bëhej gjithnjë e më e paqëndrueshme. Kjo kulmoi me një incident të tmerrshëm kur një bombë djegëse u hodh në shtëpinë e tij rreth orës 3.30 të mëngjesit më 14 shkurt 1965.
Malcolm X më vonë deklaroi se sulmi ishte orkestruar "me urdhër të Elijah Muhamedit", udhëheqësit të Kombit të Islamit, duke përshkallëzuar më tej tensionet midis Malcolm X dhe ish-organizatës së tij.
Malcolm X, i cili filloi të punonte me shkrimtarin Alex Haley në vitin 1963 për të shkruar autobiografinë e tij, kishte thënë: "Nëse ky libër botohet ndërsa unë jam ende gjallë, do të jetë një mrekulli". Disa muaj pas vdekjes së tij, Haley e përfundoi librin dhe e botoi atë si "Autobiografia e Malcolm X".
Libri, i cili shërbeu si burim për filmin "Malcolm X" me aktorin Denzel Washington, i cili fitoi çmime të ndryshme në vitin 1992, u emërua gjithashtu nga revista Time në 1998 si një nga "10 librat më me ndikim të shekullit XX".
Trashëgimia e tij në Türkiye
Fama e Malcolm X mori kohë për të arritur në botën islame, duke përfshirë Türkiyen, por më në fund arriti.
Megjithatë, Malcolm X, i cili tani konsiderohet si një figurë e rëndësishme në qarqet islamike të Türkiyes, nuk ishte gjerësisht i njohur gjatë jetës së tij. Studiuesi Taha Kilinc shpjegon,
"Është e vështirë të thuhet se Malcolm X ishte i njohur gjerësisht në Türkiye sa ishte gjallë. Kanalet e kufizuara të komunikimit të asaj epoke dhe sfidat me të cilat ballafaqoheshin muslimanët turq në qasjen e zërave të ndryshëm islamikë, kontribuan në njohjen e vonuar të Malcolm.
Edhe pse kishte individë që e njihnin dhe e admironin, ai ende nuk kishte fituar popullaritet të gjerë, ndodhi që, pasi boksieri Muhamed Ali pranoi Islamin, Malcolm u bë më i njohur në Türkiye. Martirizimi i tij mund të thuhet se bëri bujë”.
"Ne filluam të mësojmë për Malcolm X përmes veprës së njohur të Alex Haley, e cila edhe pse e paplotë, megjithatë arriti ta bënte atë "një nga ne". Libri u përkthye nga i ndjeri Yasar Kaplan, i cili kontribuoi ndjeshëm në popullaritetin e tij. Falë ndikimit të Kaplanit në rrethet letrare, libri dhe Malcolm shpejt fituan njohje dhe admirim”, shton Kilinc.
Malcolm X nuk kishte qenë kurrë në Türkiye. Pretendimi se një foto e veçantë e tij brenda një xhamie është bërë në Xhaminë Sultanahmet në Istanbul, është i rremë. Por, ai takoi disa turq gjatë vizitës së tij në Lindjen e Mesme dhe vendet e Afrikës Veriore, për qëllime pelegrinazhi.
“Meqenëse jeta e Malcolm X krijon vizione për të ardhmen, do të krijojë gjithashtu një vizion serioz për myslimanët në Türkiye. Prandaj, ndikimi i tij do të vazhdojë”, tha për TRT World studiuesi Mustafa Ablak, i cili shkroi një libër për Malcolm X.
“Sot Malcolm është një personazh historik shumë i rëndësishëm, i cili po bëhet gjithnjë e më i njohur dhe për të cilin janë bërë shumë botime dhe programe. Lufta që ai bëri në ShBA është ende shumë aktuale sot. Mendoj, për sa kohë që flitet atje, ka një ndërveprim që përhapet edhe këtu në Türkiye”, thotë Kilinc.
Jeta e Malcolm X qëndron si një shembull i fuqishëm i vendosmërisë dhe përkushtimit ndaj drejtësisë. Pavarësisht se hasi shumë pengesa, ai qëndroi i përkushtuar për të luftuar racizmin dhe diskriminimin. Udhëtimi i tij nga një i ri i trazuar, te një udhëheqës i nderuar, është një burim frymëzimi për ata që kërkojnë një të ardhme më të ndritur. Historia e tij na mëson se ndryshimi është i arritshëm dhe se individët mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në botë, edhe kur përballen me sfida.