Presidenti francez Emmanuel Macron shpërndau të dielën Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme pasi Fronti Kombëtar i ekstremit të djathtë (RN) i shkaktoi një humbje të rëndë partisë së tij në zgjedhjet evropiane.
Raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare do të mbahet më 30 qershor dhe i dyti më 7 korrik, tha Macron në një fjalim të transmetuar pasi partia e ekstremit të djathtë Asambleja Kombëtare fitoi 32 për qind të votave në zgjedhjet e Parlamentit Evropian.
“Rritja e nacionalistëve dhe demagogëve është e rrezikshme jo vetëm për kombin tonë, por edhe për Evropën”, tha Macron.
Rilindja, partia e presidentit francez, sipas exit poll-eve, fitoi 15 për qind të votave në zgjedhjet europiane, ndërsa socialistët 14 për qind.
TRT Balkan / agjencitë