Presidenti kinez Xi do të vizitojë Francën, Hungarinë dhe Serbinë në maj

Presidenti kinez Xi do të vizitojë Francën, Hungarinë dhe Serbinë në maj

Vizita e presidentit kinez është planifikuar nga 5 deri më 10 maj.
Presidenti kinez Xi do të vizitojë Francën, Hungarinë dhe Serbinë në maj / Foto: AA

Presidenti kinez Xi Jinping do të vizitojë Francën, Hungarinë dhe Serbinë muajin e ardhshëm, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme e Kinës.

Zëdhënësja e ministrisë Hua Chunying tha në një deklaratë se vizita shtetërore do të zgjasë nga 5 deri më 10 maj.

Vizita e parë e jashtme e presidentit kinez këtë vit vjen pas ftesave të veçanta nga presidenti francez Emmanuel Macron, kryeministri hungarez Victor Orban dhe presidenti Tamas Sulyok, si dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

Pasi u zgjodh për një mandat të tretë vitin e kaluar, Xi vizitoi Rusinë, Indonezinë, Vietnamin dhe Shtetet e Bashkuara.

AA