1 vit nga sulmi tragjik i Hamasit në Izrael, Hasani bën thirrje për zgjidhje gjithëpërfshirëse / Photo: AA

Në 1-vjetorin e sulmit tragjik terrorist të Hamasit në Izrael, Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, ka kërkuar që të gjitha palët të punojnë drejt një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse, që garanton paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në rajon.

Ministri Hasani konfirmoi se “Shqipëria është e vendosur në thirrjen e saj për lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjitha pengjeve”.

“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjet e viktimave dhe mbështetjen tonë të palëkundur për ata që janë ende në robëri dhe të dashurit e tyre”, u shpreh ai.

Sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor konsiderohet masakra më e madhe antisemite e shekullit. Mëngjesin e 7 tetorit 2023, Hamasi organizoi një sulm në festivalin e muzikës Nova në Izrael, ku u masakruan më shumë se 350 të rinj.

ATA