Ambasadori i Türkiyes në Maqedoninë e Veriut, Fatih Ulusoy, ka vizituar Panairin e 36-të të Librit në Shkup.
Ambasadori Ulusoy vizitoi stendën e hapur nga Shtëpia Botuese "Yeni Balkan" me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), si dhe atë të shkollave të Fondacionit Turk Maarif (TMV) në Maqedoninë e Veriut.
Ulusoy u informua nga zyrtarët lidhur me punimet, ndërsa bisedoi edhe me shkrimtaret e librave të botuara nga Shtëpia Botuese "Yeni Balkan", promovimi i të cilëve u realizua në kuadër të panairit.
Ambasadori turk tha se për herë të parë ka marrë pjesë në Panairin e Librit në Shkup dhe se me kënaqësi kanë vërejtur se panairi ka tërhequr interesim të madh.
Ai në deklaratën e tij tërhoqi vëmendjen në atë se përgatitja dhe botimi i këtyre veprave në gjuhën turke është shumë i vlefshëm, duke shtuar: "Si Ambasadë, ne gjithmonë mbështesim punën e komunitetit turk lidhur me këtë çështje, së bashku me institucionet tona përkatëse këtu".
Në kuadër të panairit u promovuan librat e "Umay Anadan Öyküler" dhe "Bir Hayalim Var" të shkrimtareve Burcu Aliyi dhe Gülay Alçe.
Nga ana tjetër, pronari i Shtëpisë Botuese "Yeni Balkan" dhe kryeredaktor i gazetës "Yeni Balkan", Mürteza Sulooca, në deklaratën për Anadolu tha se këtë vit festojnë 20-vjetorin e themelimit të Yeni Balkan, ndërsa informoi rreth aktiviteteve që kryejnë në kuadër të panairit.
Panairi do të qëndrojë i hapur për dashamirët e librit deri më 24 prill në sallën sportive "Boris Trajkovski".