Gratë në Serbi, qytetarët me arsim të lartë, popullata e cila jeton në zonat urbane dhe në Vojvodinë janë të mendimit se Kosova është vend i humbur për Serbinë. Kështu thotë anketa Institutit për Çështje Evropiane (IÇE), në Serbi, në të cilën theksohet se 44.2 për qind të qytetarëve mendojnë se Kosova është e humbur, ndërsa 44.6 për qind janë të mendimit se nuk është, gjegjësisht 11.2 për qind janë të pavendosur.
“Qëndrimi se Kosova është e humbur shprehet në një masë më të madhe nga gratë e anketuara të moshës 30-59 vjeç, të anketuarit me nivelin më të lartë arsimor, nga Vojvodina dhe nga popullsia urbane”, thotë anketa e IÇE-së.
Të anketuarit gjithashtu janë përgjigjur në pyetjen se a vlerësoni që kjo Qeveri do t’a pranojë pavarësinë e Kosovës.
“Pak më shumë se një e pesta (22.9 për qind ) e të anketuarve besojnë se kjo Qeveri do ta njohë Kosovën, më shumë se gjysma (56.0 për qind) e të anketuarve besojnë se kjo Qeveri nuk do ta bëjë këtë, ndërsa 21.1 për qind nuk dinë të shprehen për këtë çështje. Mendimi se kjo Qeveri nuk do ta njohë Kosovën është përfaqësuar në masë më të madhe nga meshkujt, të anketuar mbi 60 vjeç dhe banorët e vendbanimeve periferike me nivel arsimor bazë”, thonë nga IÇE.
Njëherit, mbi 75 për qind e të anketuarve janë deklaruar se nuk do ta përkrahnin pavarësinë e Kosovës për hir të hyrjes më të shpejtë të Serbisë në BE, gjegjësisht 16 për qind janë shprehur se do ta përkrahnin dhe 8 për qind janë përgjigjur se janë të pavendosur.
“49.9 për qind e të anketuarve besojnë se nuk është e mundur që Serbia të rifitojë kontrollin dhe sovranitetin e plotë mbi Kosovën, ndërsa 35 për qind besojnë se është e mundur dhe 15.1% e qytetarëve janë shprehur se nuk e dinë përgjigjen. Se është e mundur besohet në një masë më të madhe nga meshkujt si dhe të anketuarit me nivel të ulët të arsimimit”, thonë nga IÇE.
Nga ana tjetër pothuasje 90 për qind e të anketuarve janë deklaraur se nuk e dinë se cili është plani i Qeverisë së Serbisë për Kosovën. Këtë përqindje kryesisht e përbëjnë femrat, si dhe të anketuarit nga zonat urbane.
Ndryshe, anketa është realizuar në mars të këtij viti dhe siç njoftojnë nga IÇE-ja, në këtë anketë kanë marrë pjesë mbi 1200 qytetarë të Serbisë.
18 Gus 2022
Anketë: Gjysma e qytetarëve të Serbisë vlerësojnë se Kosova është e humbur
Institutiti për Çështje Evropianë në Serbi, së fundmi e ka publikuar anketën e realizuar në mars të këtij viti për qëndrimin e qytetarëve serb ndaj Kosovës.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.