Bashkësia Islame në Mal të Zi mblodhi rreth 120 mijë euro për ndihmë për popullin e Türkiyes dhe të Sirisë nëpërmjet aktiviteteve bamirëse të mbajtura të premten, pas faljes së xhumasë në të gjitha xhamitë e vendit.
Shuma e mjeteve që janë mbledhur në llogaritë bankare do të publikohet veçmas.
Në organizimin e Mexhlisit u mblodhën dhjetëra kamionë me rroba, këpucë dhe gjëra të tjera të nevojshme jetësore, të cilat do të arrijnë deri te njerëzit që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti shkatërrues.
Nga Bashkësia Islame shprehin mirënjohjen e tyre për të gjithë donatorët që iu përgjigjën aksioneve të grumbullimit të ndihmave.
“Allahu i bekoftë të gjithë donatorët tanë dhe i shpërbleftë me bollëk, na shpëtoftë nga tundimet që nuk mund t'i durojmë”, thotë Bashkësia Islame e Malit të Zi.
Dy tërmete shkatërruese me magnitudë 7,7 dhe 7,6 të shkallës Rihter goditën pjesët jugore të Türkiyes me epiqendër Kahramanmaraş më 6 shkurt dhe ekipe të shumta shpëtimi po punojnë ende me zell për të kërkuar dhe shpëtuar njerëzit e bllokuar në rrënojat e ndërtesave.