Deputetët e Listës Serbe të cilët dhanë dorëheqje ditë më parë nga mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës, janë zëvendësuar në seancën e sotme të Kuvendit me 9 deputetë të tjerë të këtij subjekti politik dhe një deputet nga iniciativa qytetare. E menjëherë pas kësaj ata lëshuan sallën.
Kryetari Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka lexuar emrat e deputetëve të rinj të Listës Serbe, të cilët kanë zënë vendet e tyre dhe u betuan.
Përmes një njoftimi Lista Sërbe, tha se vendimi i sotëm, sipas tyre strategjik pengoi më drejtpërdrejt realizimin e planit të Albin Kurtit dhe bashkëkombësve të tij serb për ndryshimin e kushtetutës dhe ligjeve që garantojnë të drejtat e popullit serb në Kosovë.
“Synimi i Kurtit dhe Rada Trajkoviqit, si dhe i të tjerëve si ajo, ishte që të votonin ndryshimet kushtetuese që do të çonin në shfuqizimin e komunave serbe, marrjen e pronave nga Kisha Ortodokse Serbe, heqjen e gjuhës serbe. e drejta e përfaqësimit në institucione”, thuhet në kumtesën e Listës Sërbe.
Ndryshe, tensionet në Veri të Kosovës sërish janë rikthyer pasi Qeveria e Kosovës nga 1 nëntori filloi me zbatimin e masave qortuese për pronarët e makinave me targa serbe.
17 Nën 2022
Deputetët e Listës Serbe rikthehet në Kuvendin e Kosovës
Nëntë deputet të ri të Listës Serbe dhe një nga inicativa qytetare kanë dhënë betimin.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Fico-Vuçiq në Beograd: Sllovakia dhe Serbia mund të mbështeten mes vete
"Serbia me të vërtetë e meriton ndihmën e Bashkimit Evropian në këtë fushë sepse është kërkuese dhe e kushtueshme", tha Fico dhe shtoi se Serbia e ndihmoi dhe po e ndihmon BE-në në migrim në atë mënyrë që pak vende të tjera mund ta bënin.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore