Dialogu Kosovë-Serbi: Vuçiq paralajmëroi takim me Kurtin në Bruksel.     /Foto: AA

Një takim i ri mes krerëve të Kosovës dhe Serbisë pritet të mbahet gjatë ditëve në vazhdim në Bruksel.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, deklaroi sot se pret që pas dy-tri ditëve të shkojë sërish në Bruksel për bisedime me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, por se për momentin nuk mund të flasë për këtë sepse kjo është marrëveshje.

Gjatë vizitës së Spitalit të Përgjithshëm në Leskovc, presidenti Vuçiq tha se nuk mund të flasë për agjendën që është në përputhje me atë që ka diskutuar me “pesëshen e madhe”.

“Pas kësaj do të kemi më shumë informacion. Neve na takon ta mbrojmë Serbinë nga të gjitha masat e mundshme dhe rënia e interesave shtetërore dhe kombëtare dhe besoj se do t'ia dalim”, tha Vuçiq.

Gjatë fundjavës pesëshja e madhe e kryesuar nga delagacionet e BE-së dhe ShBA-së zhvilluan takime ndaras me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Prishtinë dhe Beograd. Këto takime ishin të parat pas ngjarjeve tragjike të 24 shtatorit, kur në veri të Kosovës u sulmua patrulla e Policisë së Kosovës, si pasojë e së cilës humbi jetën një pjesëtar i saj dhe disa të tjerë u lëndua.

Takimi i fundit mes Kurtit dhe Vuçiqit u realizua më 14 shtator dhe i njëjti përfundoi pa ndonjë epilog.

TRT Balkan