Disa persona janë vrarë në një krim që ka ndodhur sot në Cetinje, në jug të Malit të Zi, ka konfirmuar policia.
Radio Televizioni i Malit të Zi njoftoi se të paktën shtatë persona kanë humbur jetën, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar.
Mediat malazeze raportuan se të shtënat pasditen e sotme i ka paraprirë një zënkë fizike në një kafene lokale, pas së cilës sulmuesi ka përdorur një armë zjarri.
“Vrasja e shumëfishtë ndodhi pasdite në një restorant në qytetin Bajice kur A. M. hapi zjarr ndaj disa personave”, tha Drejtoria e Policisë.
Ata kanë apeluar te qytetarët e Cetinjës që të qëndrojnë të qetë dhe të qëndrojnë në objektet e tyre të banimit, ndërsa të gjitha njësitet policore në dispozicion janë në terren dhe janë duke ndërmarrë aktivitete në kuadër të juridiksionit të tyre për vënien nën kontroll të situatës dhe ndjekjen penale të autorëve.
“Njoftojmë opinionin publik se bëhet fjalë për një ngjarje, e cila nuk është pasojë e një konfrontimi mes grupeve të krimit të organizuar me rrezikshmëri të lartë. Për zgjidhjen e kësaj situate krize janë dërguar në terren njësitë speciale të policisë”, thuhet në njoftimin e policisë.