Nic: Mali i Zi do të mbështesë rezolutën për Srebrenicën në OKB.      /Foto: AA 

Mali i Zi do të mbështesë Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për gjenocidin në Srebrenicë, por nuk do ta sponsorizojë atë.

Eksperti gjerman për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e NATO-s, Millan Nic, ka shkruar në rrjetin X se këtë e ka thënë kryeministri Millojko Spajiq.

Nic ka thënë se në Berlin ka biseduar me Spajiqin, i cili po viziton Gjermaninë.

Nic ka deklaruar se ka pyetur kryeministrin malazez për sponsorizimin e mundshëm malazez të Rezolutës së OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë dhe se Spajiq është përgjigjur se Mali i Zi nuk do ta sponsorizojë Rezolutën, por do ta mbështesë atë.

Nic gjithashtu theksoi se kishte mundësinë të pyeste Spajiqin për lëvizjen e Malit të Zi drejt Bashkimit Evropian (BE), nëse është më mirë të shkohet vetëm apo në një grup më të vogël.

“Gjithashtu, më interesonte balanca mes shumicës së brishtë parlamentare kundër parimeve të pushtetit, si dhe qëndrimit të saj dhe qëndrimit të Qeverisë për Rezolutën e propozuar të OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë”, tha Nic.

Sipas tij, Spajiq ka thënë se kancelari gjerman Olaf Scholz ka konfirmuar se Mali i Zi po shkon drejt anëtarësimit në BE dhe se pas marrjes së IBAR-it do të tregojë se është i gatshëm të jetë anëtari i parë i anëtarësimit të ardhshëm.

Nic tha se kur bëhet fjalë për tensionet rajonale dhe ndërhyrjen e Beogradit, Spajiq tha se kjo është një çështje konstante, por se perceptimi i mediave është i ekzagjeruar.

TRT Balkan / agjencitë