DokuFest me fushatë për të prekurit nga tërmeti në Türkiye e Siri.     /Foto: DokuKino/Facebook

Festivali i mirënjohur DokuFest në Prizren i bashkëngjitet fushatës për t'u ndihmuar të prekurve nga tragjedia në Türkiye dhe Siri, duke i hapur dyert e kinemasë DokuKino për publikun.

Përgjatë tri ditëve të ardhshme, duke filluar nga 14 deri më 16, në DokuKino do të shfaqen një sërë filmash, duke përfshirë dokumentarin e filmbërësit turk Cem Kaya, LOVE, DEUTSCHMARKS & DEATH, filmat e metrazhit të shkurtër NË MES dhe PA VEND nga Samir Karahoda, si dhe dy dokumentar të shkurtër të bërë në shkollën e filmit të DokuFest-t ‘Future is Here’: TIME nga Endri Maloku dhe DEDI nga Blendi Haxhibeqiri.

“100 % e të ardhurave nga kontributi juaj për shfaqjen e filmave do të shkojnë drejt organizatës bamirse ‘World Central Kitchen’, që shërben ushqime të përgatitura nga shefi i kuzhinës për komunitetet e prekura nga fatkeqësitë natyrore dhe krizave të zgjatura humanitare”, thotë DokuFest.

Filmi i filmbërësit Kaya “LOVE, DEUTSCHMARK & DEATH (DAUSHURIA, MARKAT, DHE VDEKJA) - Cem Kaya me titra në gjuhën shqipe do të shfaqet më 14 dhe 15 shkurt.

'Love, Deutschmark & Death' tregon historinë e muzikës së pavarur dhe mjaft të panjohur të emigrantëve turq dhe fëmijëve e nipave të tyre në Gjermani në një mënyrë plot jetë dhe plot ritëm. Në formën e një dokumentari eseistik, regjisori Cem Kaya e shpie shikuesin e vet në një univers verbues të llojllojshmërisë muzikore. Në një përvojë filmike e cilësisë më të lartë zanore, ai sjell energjinë dhe shpirtin e atyre viteve në jetë.

Filmi “NË MES” i regjisorit Samir Karahoda do të shfaqet më 16 shkurt.

Filmi në fjalë përshkruan vëllezërit dhe bijtë që jetojnë jashtë dhe ndërtojnë shtëpi identike për të shprehur barazinë dhe unitetin në familje. Një portret i prekshëm i familjeve që, për nevoja ekonomike, duhet të jetojnë pjesën më të madhe të jetës të ndarë dhe në kultura që nuk janë të tyret.

Filmi tjetër i regjisorit Samir Krahahoda, që do të shfaqet ne kinemanë DokuKino është “PA VEND”.

Filmi tregon Kosovën e pasluftës, të shtyrë nga ambicia e mbajtjes gjallë të sportit të tyre të dashur, dy lojtarë vendës bredhin nga një vend i panjohur në tjetrin duke bartur me vete asetin e vetëm të klubit: tavolinat e tyre.

Filmi tjetër është “DEDI” i filmbërësit, Blendi Haxhibeqiri.

Ky film ndërlidhet me ditarin, si pasuria e vetme për të mos harruar kurrë momentet më të bukura të jetës. Gjurma më e bukur e Dedit, që ato ngjarje jetojnë përgjithmonë. Çdo udhëtim i shkruar me kujdes të veçantë dhe plot dashuri.

Pjesë e repertoarit të filmave në DokuKino është edhe filmi “Koha” i regjisorit Endri Maloku.

Përmbajtja e filmit tregon shpëtimin e njerëzve nga përmbytja, jetën dhe perceptimi i vërtetë i kohës si lumi Drin, duke u pasqyruar nga 96-vjeçari.

TRT Balkan