EBA-ja heq vizat për Kosovën.     /Foto: Vjosa Osmani/X

Shtetasit e Kosovës gjatë udhëtimit për në Emiratet e Bashkuara Arabe nuk do të kenë nevojë të pajisjen me viza. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani së fundmi njoftoi se Emiratet e Bashkuara Arabe i kanë hequr vizat për Kosovën. Nëpërmjet rrjetit social X, presidentja Osmani tha se marrëveshja është arritur gjatë një takimi që pati me homologun e saj arab muajin e kaluar.

“Falënderoj Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed, për pranimin e propozimit tim për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Marrëveshja e arritur gjatë takimit tonë muajin e kaluar tashmë është nënshkruar, duke hapur rrugën për më shumë mundësi bashkëpunimi midis vendeve dhe qytetarëve tanë”, shkruan presidentja Osmani në platformën X.

Ndryshe, nga 1 janari i këtij viti, shtetasit e Kosovës nuk kanë nevojë për viza as gjatë udhëtimit për në shtetet e Bashkimit Evropian.

TRT Balkan