Përveç Konya-s, Rama do ta viziton edhe kryeqytetin e Türkiye-s, Ankara për një takim bashkëpunimi
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Türkiye në kuadër të ceremonisë për Lojërat e Solidaritetit Islam dhe për takim pune.
Duke publikuar në rrjetet sociale videon e mbërritjes në Konya, në lidhje me vizitën e tij kryeministri Rama ka shkruar se realizohet me ftesë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan.
"Konya, Turqi (Türkiye). Me ftesë të Presidentit Erdoğan për ceremoninë e hapjes së Lojërave të Solidaritetit Islamik, ku merr pjesë edhe skuadra olimpike shqiptare, si dhe për një takim të rëndësishëm pune në Ankara mbi ecurinë e projekteve të bashkëpunimit", ka shkruar Rama.
Kujtojmë se Lojërat Solidaritetit Islam do të mbahen në Konya të Türkiye-s, ku ceremonia e hapjes do të zhvillohet sot dhe vazhdojnë deri më 18 gusht, ndërkohë do të marrë pjesë edhe ekipi olimpik nga Shqipëria.
Ky eveniment i rëndësishëm duhej të mbahet gjatë vitit të kaluar, por që u shty për shkak të spostimit të Lojërave Olimpike Verore prej situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.
Në këtë edicion marrin pjesë 55 shtete, me një numër total prej 6000 sportistësh, të cilët do të konkurrojnë në 380 evente në 19 disiplina sportive.
Shqipëria do të konkurrojë me 13 sportistë, në disiplina si atletika, çiklizmi, karateja, mundja, noti, pingpongu, taekëondoja dhe xhudoja.
9 Gus 2022
Edi Rama për vizitë në Türkiye
Përveç Konya-s, Rama do të qëndroj edhe Ankara, kryeqyteti i Türkiye-s
AA
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.