Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij bullgar Rumen Radev në takimin e tyre në margjinat e Forumit Diplomatik në Antalya diskutuan të premten zhvillimet e fundit në lidhje me luftën ruso-ukrainase dhe sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.
“Presidenti Erdoğan deklaroi se Türkiye ka prioritet për të parandaluar përhapjen e konflikteve midis Ukrainës dhe Rusisë dhe Izraelit e Palestinës në rajon dhe po bën përpjekjet më të mëdha për zgjidhjen e problemeve përmes dialogut dhe paqes”, tha Drejtoria e Komunikimeve e Türkiyes në rrjetin social.
Duke shprehur rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit midis Türkiyes dhe Bullgarisë, veçanërisht në fushën e industrisë së mbrojtjes dhe energjisë, si dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fusha të tjera, Erdoğan tha se Türkiye është e gatshme të bashkëpunojë me Bullgarinë për eksportet e LNG-së, shkëmbimin e përvojës dhe energjinë e rinovueshme”, thekson Drejtoria.
Në takim morën pjesë edhe ministri i Jashtëm Hakan Fidan, Ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës Abdulkadir Uraloglu, kreu i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës së Türkiyes Ibrahim Kalin, Drejtori i Komunikimit Fahrettin Altun dhe Kryekëshilltari i Presidentit Akif Çagatay Kilic.