Presidenti i Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë qëndrimit në Serbi u takua edhe me liderët politikë dhe fetarë nga rajoni i Sanxhakut.
Sipas njoftimit të Presidencës së Türkiyes, takimi u mbajt në Beograd dhe të pranishëm ishin ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan dhe Akif Çağatay Kılıç, këshilltari i lartë për politikën e jashtme dhe sigurinë.
Kujtojmë se Türkiye në vitin 2021 hapi një konsullatë të përgjithshme në qytetin e Novi Pazarit, qendra kulturore e rajonit të Sanxhakut.
Qëndrimi i presidentit Erdoğan në Serbi ishte pjesë e një turi dyditor në Ballkan, pas vizitës së tij të djeshme në Shqipëri.
TRT Balkan / agjencitë