Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan gjatë vizitës së tij zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë theksoi edhe një herë rëndësinë që Türkiye i kushton sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit të këtij vendi.
“Türkiye është e gatshme të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të kapërcyer të gjitha vështirësitë në Bosnjë e Hercegovinë”, ka thënë Erdoğan.
Një lajm tjetër që dëshmon bashkëpunimin dhe përkushtimin e dy vendeve sipas Erdoğan është vendimi për udhëtim të lirë ndërkufitar vetëm me kartë identifikimi.
“Ne morëm vendim të udhëtonim vetëm me letërnjoftime ndërmjet Bosnjë-Hercegovinës dhe Türkiye-s. Ministritë do të punojnë me shpejtësi për zbatimin”, shtoi Erdoğan.
Erdoğan komentoi edhe imponimet nga jashtë për ndryshimin e Ligjit Zgjedhor në BeH.
“Vendimin për Ligjin Zgjedhor duhet ta japin të 3 liderët. Ndërhyrja e përfaqësuesit të lartë është në kundërshtim me demokracinë”, u shpreh Erdoğan.
Ndër të tjerash, Erdoğan kishte edhe një porosi për provokimet e Greqisë ndaj shtetit turk.
“I kanë ishujt, në këto ishujt ka baza, nëse vazhdojnë ndaj nesh kërcënimet e paligjshme, edhe durimit i vjen fundi. Këto që i tregova nuk janë ëndërr. Nëse themi mund të vijmë papritmas një natë, kur do t'i vijë koha, mund të vijmë papritmas një natë”, përfundoi Erdoğan.
Presidenti i BeH: Türkiye ka një rol shumë stabilizues në rajon
Pas takimit me Erdoğan, presidenti i Bosnjë e Hercegovinës, Shefik Xhaferoviq shprehu mirënjohjet për marrëdhëniet vëllazërore me shtetin turk, duke shtuar se Türkiye ka një rol shumë stabilizues në rajon.
“Republika e Turqisë dhe BeH kanë marrëdhënie dhe lidhje të jashtëzakonshme miqësore, vëllazërore. Ato janë historike, politike, ekonomike dhe kulturore. Presidenti Erdogan u jep një ton të veçantë këtyre marrëdhënieve. Ne do të vazhdojmë t'i forcojmë marrëdhëniet dhe lidhjet tona, tha Xhaferoviq.
Marrëveshje BeH-Türkiye mbi shkëmbimin e ndërsjellë dhe mbrojtjen e të dhënave sekrete
Ministri i Punëve të Jashtme i Türkiye-s, Mevlüt Çavuşoğlu, dhe ai i Sigurisë së Bosnjë e Hercegovinës, Selmo Cikotiq, nënshkruan sot në Sarajevë Marrëveshjen ndërmjet dy vendeve për mbrojtjen reciproke dhe shkëmbimin e të dhënave sekrete që ka të bëjë me marrëveshjen në fushën e industrisë së mbrojtjes.
Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të vizitës së presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, në Bosnjë e Hercegovinë, kurse në nënshkrim morën pjesë kryetari i Presidencës së BeH-së, Shefik Xhaferoviq, dhe anëtarët e Presidencës Milorad Dodik dhe Zhelko Komshiq.
Gjatë qëndrimit të tij në Sarajevë, Erdoğan do të marrë pjesë gjithashtu në Forumin e Biznesit Türkiye-BeH.
6 Sht 2022
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Artikujt në këtë kategori
Vuçiq dhe Hashemi diskutojnë forcimin e bashkëpunimit ekonomik
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit tha se kishte pasur një bisedë të mirë dhe miqësore me Hashemin dhe e falënderoi për letrën e presidentit të Iranit, Masoud Pezeshkian, i cili konfirmoi pjesëmarrjen e vendit në EXPO2027.
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore
Gjykata Speciale kufizon kontaktet për Thaçin, Veselin dhe Selimin
Ky vendim, siç njofton Gjykata Speciale, vjen si përgjigje ndaj përpjekjeve për të ndërhyrë te dëshmitarët e për të penguar dëshmitë e tyre, dhe kërcënimeve të mëtejshme ndaj integritetit të procesit në çështjen gjyqësore Thaçi dhe të tjerët.