Escobar në Podgoricë: Mali i Zi ka bërë hapa të mëdhenj në rrugën evropiane.     /Foto: RTCG

Kryeministri i Malit të Zi Millojko Spajiq ka takuar të hënën Zëvendësndihmëssekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe të dërguarin special të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili po qëndron për vizitë në Podgoricë.

Pas takimit me Escobarin, Spajiq tha se ShBA-ja shprehën mbështetje të qartë për rrugën evropiane të Malit të Zi.

"Mbështetja për ekonominë dhe zhvillimin është mbështetja thelbësore amerikane sepse pres më shumë investime amerikane dhe evropiane në atë drejtim. Tani ne marrim para dhe kredi reale për qytetarët tanë. Pjesëmarrja jonë në NATO është jashtëzakonisht e rëndësishme. Anëtarësimi në NATO mundëson përparim më të shpejtë drejt BE-së”, ka thënë Spajiq.

Ai theksoi se Mali i Zi është i fokusuar në të ardhmen brenda Bashkimit Evropian.

“Jemi të fokusuar në rrugën drejt Brukselit. IBAR është vendimtar dhe e gjithë vëmendja duhet të drejtohet drejt tij. Mali i Zi duhet të jetë anëtar i plotë i BE-së, pikë. Ne duam të jemi një partner i besueshëm për aleatët e NATO-s”, tha Spajiç.

Escobar theksoi se qeveria aktuale e Malit të Zi tashmë "ka bërë hapa të mëdhenj drejt rrugës evropiane".

“Mali i Zi dhe shumica e liderëve të këtij vendi kanë treguar një vizion të madh në drejtimin e vendit”, tha Escobar, duke premtuar se ShBA-ja do të bëjë gjithçka për ta afruar këtë vend me Evropën.

Ai vuri në dukje se çdo vend që hyn në BE duhet së pari të anëtarësohet në NATO, gjë që, tha ai, "nuk është një kërkesë, por është e dobishme".

"Çdo vend që i bashkohet BE-së është më i begatë dhe më demokratik. Është kënaqësi të ecësh në atë drejtim. Ndikimi malinj rus në rajon është shumë serioz", tha Escobar.

Zyrtari amerikan tha se pas luftës në Ukrainë, u bë e qartë se sa "e rëndësishme" është NATO-ja.

“Ka një entuziazëm të madh në kontinent për NATO-n. Shpresoj se ju mund të vlerësoni atë që ka bërë Aleanca për 75 vitet e fundit. Argumenti im është: Nëse shihni se si sillet Mali i Zi brenda NATO-s, atëherë ai mund të jetë një partner i besueshëm i BE-së”, theksoi Escobar.

TRT Balkan / agjencitë