ShBA-ja vendos sanksione ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të BeH-së / Foto: AA

Departamenti i Shtetit të ShBA-së në një raport të publikuar më 11 dhjetor në faqen zyrtare tha se janë vendosur sanksione të reja ndaj ish-prokurores së shtetit në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) Diana Kajmakoviq dhe ish-kreut të Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë (OSA) Osman Mehmedagiq.

Sipas sanksioneve të reja, këtyre individëve dhe anëtarëve të familjes së tyre të ngushtë u ndalohet hyrja në ShBA.

Departamenti i Shtetit deklaroi se Kajmakoviq mori pjesë në aktivitete të rëndësishme korruptive. Thuhet se Kajmakoviq ka mbështetur trafikantët e drogës dhe kriminelët e tjerë, duke ndihmuar në fshehjen e provave, parandalimin e ndjekjes penale dhe duke mbështetur në mënyra të ndryshme aktivitetet kriminale në këmbim të përfitimit personal. Gjithashtu, theksohet se ajo u përpoq të bllokonte hetimin ndaj bashkëpunëtorëve të saj kriminalë, përfshirë Osman Mehmedagiq.

Departamenti i Shtetit në raportin e tij për Mehmedagiqin pretendon se ai ka bashkëpunuar me rrjete kriminale dhe ka abuzuar me pozitën e tij publike për përfitime financiare. Në kuadër të këtyre veprimeve është përfshirë edhe bashkëshortja e tij Amela Mehmedagiq-Shehoviq.

Kajmakoviq dhe Mehmedagiq kanë qenë tashmë në listën e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të ShBA-së.

AA