Escobar takon Kurtin: Serbët e Kosovës po vuajnë         / Foto: AA

Emisari i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përmbyllur vizitën në Kosovë me një takim me kryeministrin Albin Kurti. Pas takimit, Escobar përsëriti se serbët e Kosovës po vuajnë pasojat nga vendimi për ndalimin e dinarit.

“Patëm një diskutim shumë të mirë dhe e kam bërë shumë të qartë që askush s’ka nevojë të dëgjojë storie të njerëzve që po i prek vendimi për dinarin. Sigurisht që ne prekemi nga storiet e njerëzve dhe ndikimin që ka pasur ky vendim tek ta. Kryeministri ka marrë parasysh dhe ka premtuar që do t’i marrë parasysh disa prej propozimeve që i kam bërë sot”, tha Escobar.

Gjatë vizitës së Escobarit në Kosovë, Qeveria mori vendim që t’ia kalojnë disa prona tokësore Manastirit të Deçanit, siç parashikonte një vendim i mëhershëm i Gjykatës Kushtetuese. Escobar e përshëndeti këtë vendim si hap në drejtimin e duhur.

TRT Balkan / agjencitë