Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ketë vulën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pas takimit njëorësh në ndërtesën e Qeverisë, Haradinaj tha se me Kurtin diskutuan për marrëveshjen finale me Serbinë, nenet e saj dhe preambulën e ujdisë së mundshme.
“Ishte një takim me përmbajtje, pasi diskutuam për përmbajtjen e një marrëveshjeje potenciale Kosovë-Serbi. Diskutuam për krejt nenet e marrëveshjes, preambulën, kemi provuar me dhënë kontributin tonë si Aleancë, në mënyrë që Kosova në këtë proces të arrijë sukses. Besoj se duhet të vazhdohet më tutje, bashkë me aleatët tanë”, tha ai.
Për Haradinajn është e rëndësishme që ShBA-ja të jetë si garanci për arritjen e ujdisë finale dhe jo vetëm ta përkrahë dialogun.
“Ky proces duhet ta ketë edhe vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen e tyre. Për të qenë ky proces në garanci të plota duhet të nënshkruhet të paktën edhe nga niveli i njëjtë amerikan. Nuk mundet me qenë i sigurt dhe garantuar pa nënshkrimin ose vulën e Amerikës. E duhura do të ishte që të ndodhë në Uashington”, shtoi Haradinaj.
Më tutje, Haradinaj theksoi se Kosova duhet të marrë seriozisht procesin e dialogut, ashtu siç po e marrin aleatët e saj në Uashington, Berlin, Londër dhe Paris.
Ai shtoi se partia e tij do të jetë çdo herë për t’i ndihmuar Kosovës në këtë proces, e jo siç tha Albin Kurti.
I pyetur për mundësitë që AAK-ja të përfshihet në koalicionin qeverisës, Haradinaj u përgjigj me vetëm një fjalë.
“Zero”, potencoi ai.
Kryeministri Albin Kurti ka ftuar për takim edhe kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, mirëpo të njëjtit i janë përgjigjur negativisht ftesës.
Ndryshe, ditëve të fundit në Prishtinë e Beograd, janë realizuar vizita nga përfaqësuesit special të BE-së dhe ShBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar.
21 Tet 2022
Haradinaj: Marrëveshja finale Kosovë-Serbi duhet të ndodhë në Uashington
Pas takimit një orësh në ndërtesën e Qeverisë, Haradinaj, tha se me Kurtin diskutuan për marrëveshjen finale me Serbinë, nenet e saj dhe preambulën e ujdisë së mundshme.
TRT Balkan / agjencitë
Lajme të ngjashme
Kosova: KE-ja arriti pajtim për mandatin negociues për udhëtimin pa viza
Kosova sipas KE-së ka bërë progres tejet të rëndësishëm në të gjitha stacionet e kushteve për liberalizmin e vizave përfshirë edhe fushat e sigurisë së dokumenteve, kufijve, migrimit, rendit publik, dhe të drejtatlidhur me lirin e lëvizjes.
Borxhi i jashtëm: Kosova më së miri, keq në Mal të Zi e Maqedoni të Veriut
Borxhi i jashtëm i Malit të Zi e kalon, ndërsa i Maqedonisë së Veriut i afrohet nivelit kritik prej 60% në raport me Prodhimin Bruto Vendor, pa përfshirë borxhin e brendshëm. Kosova, nga ana tjetër, ka më së paku borxhe në rajon.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore