Hetimet kundër FETO-s në Türkiye, lëshohet urdhër arrest për 75 persona.     Foto: AA

Në kuadër të hetimeve kundër organizatës terroriste FETO të kryera në tetë qytete turke, përfshirë Adanan, janë lëshuar urdhër arreste për 75 të dyshuar.

Ekipet e Departamentit të Antiterrorizmit gjatë hetimeve ndaj strukturave të FETO-s konstatuan se dy grupe brenda organizatës terroriste kanë vazhduar takimet dhe kontaktet, disa anëtarë u siguronin të arratisurve dokumente të falsifikuara si dhe u ndihmonin që të arratiseshin, kanë ndihmuar në financimin e organizatës terroriste dhe fshihnin të arratisurit.

Gjithashtu, u konstatua se disa anëtarë përdornin rrjetet sociale për të kryer propagandë për të rekrutuar anëtarë të rinj dhe për të siguruar ekzistencën e organizatës terroriste.

Pas ndjekjes teknike dhe fizike që zgjati për 10 muaj, ekipet kryen operacione në tetë qytete, përfshirë Adanan, në bazë të urdhër arresteve të lëshuara për 75 të dyshuar.

Organizata terroriste FETO është përgjegjëse për tentativën e përgjakshme të grushtit të shtetit në Türkiye natën e 15 korrikut 2016.

Kjo është një organizatë terroriste e udhëhequr nga Fetullah Gülen, i cili jeton në ShBA, ekstradimin e të cilit Ankaraja e ka kërkuar zyrtarisht nga ShBA-ja.

Për vite me radhë, anëtarët e kësaj organizate terroriste u avancuan në detyrë duke manipuluar provimet dhe kështu duke u infiltruar në institucionet e shtetit. Më pas, fillimisht në dhjetor 2013, mbështetësit e FETO-s në gjyqësorin e Türkiyes u përpoqën të ndjekin penalisht shumë zyrtarë të rangut të lartë nëpërmjet një procesi të montuar gjyqësor për korrupsion të dyshuar.

Disa vjet më vonë, pasoi tentativa e përgjakshme për grusht shteti nga terroristët e FETO-s, pra një përpjekje për grusht shteti të kryer nga oficerët që FETO-ja kishte infiltruar në ushtrinë turke.

Hetimet në lidhje me organizatën terroriste FETO treguan se ky është një rrjet global që përbën kërcënim jo vetëm për Türkiyen, por edhe për çdo vend tjetër ku është aktive.

AA