Komandanti i trupave të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutas ka përfunduar vizitën në Shqipëri, ku gjatë takimeve është diskutuar për një sërë çështjesh që lidhen me sigurinë e përbashkët.
Ai, përveç presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, ka takuar edhe ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi, si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve.
KFOR-i thekson se vazhdon të luajë një rol kyç në mbështetje të sigurisë rajonale duke përmbushur mandatin e tij të OKB-së për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
Gjenerali turk Ozkan Ulutas udhëheq me KFOR-in që nga data 10 tetor 2023.
TRT Balkan / agjencitë