Ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Çavuşoğlu, ka paralajmëruar përgjegjësit dhe ka kërkuar korrigjimin e hartës në logon e Forumit të Prespës për Dialog në Ohër të Maqedonisë së Veriut pasi ajo nuk e përfshinte Türkiye-n.
Çavuşoğlu, i cili zhvilloi takime të ndryshme në margjina të forumit, reagoi pasi harta në logo në hapje të forumit nuk e përfshinte vendin e tij.
Pas paralajmërimit të kryediplomatit turk, zyrtarët e forumit përditësuan hartën dhe bënë korrigjimet e nevojshme. Pas përditësimit, pjesëmarrësit mbajtën fjalimet e tyre përpara hartës, duke përfshirë Türkiye-n.
Ndryshe, Çavuşoğlu zhvilloi takime dypalëshe me pjesëmarrës të nivelit të lartë, si presidenti kroat Zoran Millanoviq, ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg dhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Investimeve Kapitale i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviq.