Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shpallë datën 11 korrik ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë.
Kryeministri Albin Kurti tha se ky është një veprim fisnik dhe i duhur që mos të harrohet asnjëherë gjenocidi në Bosnjë e Herecegovinë dhe Kosovë.
Po ashtu, Kurti ka nisur mbledhjen e Qeverisë së Kosovës në kujtim të viktimave të masakrës së Srebrenicës me një minutë heshtje.
Ai duke arsyetuar propozim vendimin për shpalljen e 11 korrikut, ditë përkujtimore për gjenocidin në Srebrenicë, ka thënë se është në përputhje me rezulutën e miratuar në Kuvendin e Kosovës dhe institucione të tjera ndërkombëtare.
Kreu qeveritar,ë Albin Kurti në mbledhjen e sotme të qeverisë u mburr edhe për punën e ekzekutivit në gjashtë muajt e parë të vitit 2024.