Kosova me Ambasadë në Kolumbi, Osmani: Forcojmë lidhjet në Amerikën e Jugut.         Foto: Vjosa Osmani/X

Me prerjen ceremoniale të shiritit, në prani të Presidentes Vjosa Osmani, është hapur Ambasada e Kosovës në Bogota.

“Na presin kohë emocionuese: lidhje më të forta, bashkëpunim i përmirësuar dhe prani në rritje në Amerikën e Jugut”, shkroi Osmani në platformën X të mërkurën.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, këtë javë është pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake nga presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro.

“Nga biseda dhe marrëveshja me presidentin e Kolumbisë, Gustavo Petro, dy vjet më parë, deri te realiteti i sotëm në Bogota – Ambasada e Republikës së Kosovës mbrëmë hapi dyert për miqtë dhe partnerët”, ka njoftuar Osmani në rrjetet sociale.

TRT Balkan / agjencitë