Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.
Siç njofton Zyra e Kryeministrit, me urimet e dyanshme për Vitin e Ri 2024, takimin e parë për këtë vit kryeministri Kurti dhe ambasadori Angılı e filluan duke reflektuar mbi bashkëpunimin përgjatë vitit 2023, sidomos në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe ekonomisë.
Ata gjithashtu në takim vazhduan bisedat për planet dhe synimet e partneritetit ndërmjet dy shteteve për vitin 2024.
Ambasadori Angılı e uroi kryeministrin Kurti dhe popullin e Kosovës për liberalizimin e vizave që hyri në fuqi më 1 janar 2024.
Kryeministri Kurti e falënderoi për urimin dhe shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Türkiyes ndaj shtetit dhe popullit të Kosovës, si edhe gatishmërinë e vullnetin për thellim dhe zgjerim të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Türkiye.