Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ka ofruar të shkruajë draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, mirëpo është refuzuar nga Bashkimi Evropian.
Ai tha se kryeministri nuk themelon Asociacione, mirëpo komunat asociohen me njëra-tjetrën.
Përkitazi me këtë, ai nënvizoi nevojën e nënshkrimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.
“Unë kam ofruar të shkruaj draft-statutin e Asociacionit, por aty jam refuzuar, pasi më është thënë se atë duhet të bëjnë ekipi-menaxhues. Ai ekip e shkruajit diçka që ishte më keq sesa Republika Sërpska në Bosnjë”, tha ai.
Ndërkohë, sa i përket raportit të Progresit, Kurti tha se sot do ta pranojë dhe në të ardhëm do të japë qëndrime lidhur me këtë.
AA