Në Prizren është mbajtur konferenca me titull “Çështja Palestineze nga e kaluara në të tashmen”.
Në ngjarjen e organizuar nga Partia Demokratike Turke e Kosovës (KDTP) morën pjesë ministri i Zhvillimit Rajonal, njëherësh kryetar i KDTP-së, Fikrim Damka, Ambasadori i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, deputetët e KDTP-së, Fidan Brina Jılta dhe Enis Kervan, si dhe përfaqësues të institucioneve turke në Kosovë dhe të ftuar tjerë.
Në konferencë folësi kryesor ishte anëtari i Fakultetit të Shkencave dhe Letërsisë së Universitetit Marmara, Prof. Dr. Vahdettin Engin.
Në konferencën e cila zgjati rreth dy orë u diskutua çështja Palestinë-Izrael gjatë historisë, shpërngulja e hebrenjve nga vende të ndryshme të botës në tokat palestineze, tokat palestineze gjatë periudhës osmane dhe organizimi i kongreseve sioniste.
Prof. Dr. Engin në një deklaratë për Anadolu tha se populli në Prizren është jashtëzakonisht i interesuar për çështjen palestineze.
Ai tha se një masakër po ndodhë para syve të botës dhe përmasat e saj të vërteta duhet t’i tregohen njerëzve.
“Teksa ne po e shpjegonim këtë çështje në një kuptim historik, nga ana tjetër, pamë se me sa ndjeshmëri dhe të pikëlluar janë prizrenasit për atë që po ndodhë atje. Dëshira jonë është që këto masakra të marrin fund dhe populli palestinez të paktën të jetë në gjendje të përcaktojë fatin vet”, tha ai.
Izraeli ka kryer një ofensivë brutale në enklavën palestinezë që nga sulmi ndërkufitar i Hamasit më 7 tetor të vitit të kaluar, për të cilin Tel Avivi thotë se u vranë afër 1.200 njerëz.
Që atëherë, të paktën 34.600 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, kryesisht gra dhe fëmijë, si dhe mbi 77.800 të tjerë janë plagosur në mes të shkatërrimit në masë dhe mungesës së madhe të nevojave.