Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka procesuar 50,89 për qind të votave në zgjedhjet e përgjithshme të rregullta.
Sipas rezultateve të deritanishme, subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje kryeson me numrin më të madh të votave, me 37,50 për qind.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 29,80 për qind. Lidhja Demokratike e Kosovës deri më tani është e treta me 16,29 për qind.
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma ka 7,92 për qind. Ndërkaq, Lista për Familjen nga numërimi i deritanishëm ka marrë vetëm 2 për qind të votave.
Sipas KQZ-së, nga 2.320 vendvotime apo 91,59 për qind e tyre nga gjithsej 2.533 sa janë, në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, kanë votuar 40,35 për qind apo 795.205 votues nga 1.970.944 sa ishin në listën me të drejtë vote.