Kovaçevski apel ShBA-së dhe Türkiyes të pronocohen për Korridorin 8 dhe 10d

Kovaçevski apel ShBA-së dhe Türkiyes të pronocohen për Korridorin 8 dhe 10d

Kovaçevski i ka përgënjeshtruar akuzat e partisë më të madhe opozitare në bllokun maqedonas VMRO-DPMNE.
Kovaçevski apel ShBA-së dhe Türkiyes të pronocohen për Korridorin 8 dhe 10d.     /Foto: Dimitar Kovaçevski/Facebook

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski i ka bërë thirrje qeverisë së ShBA-së dhe asaj të Türkiyes që të thonë nëse në dy vitet e fundit, që kur është duke u përgatitur projekti për Korridorin 8 dhe 10d, dikush nga vendi ka kërkuar diçka prej tyre ose kompanive të tyre (Bechtel dhe Enka).

Kovaçevski i ka përgënjeshtruar akuzat e partisë më të madhe opozitare në bllokun maqedonas VMRO-DPMNE.

“Kontrata me “Bechtel dhe Enka” është nënshkruar publikisht në bazë të një ligji të posaçëm, të miratuar në Kuvend nga të gjithë deputetët. Ka kaluar të gjitha procedurat ligjore për përfundimin. Marrëveshja në mbi 400 faqe përcakton kushtet për ndërtimin e autostradës. Ka edhe ndryshime në disa ligje për të siguruar kushte për përshpejtimin e procedurës për ndërtimin e këtyre dy seksioneve të mëdha. Synimi është që në pesë vitet vijuese të ndërtohet një autostradë moderne, me një shumë të përshtatshme për një projekt të tillë. Deputetët kanë mundësi t'i miratojnë ato dispozita sipas procedurave. Të gjitha dispozitat e tjera të ligjit janë në përputhje me ligjin special që është miratuar, tha Kovaçevski.

Sa i përket rritjes së pretenduar të javës së punës nga 40 në 60 orë, ai përsëri tha se është një ndryshim ligjor që vlen vetëm për këtë lloj projekti strategjik me interes kombëtar dhe synimi është që çdo punëtor që dëshiron të punojë më shumë se ligjërisht parashikohet, vullnetarisht, të paguhet për çdo orë jashtë orarit dhe të marrë një mëditje 50 për qind më të lartë të dielave.

“Kjo do të lërë më shumë para në shtet, do të përshpejtojë ndërtimin e korridoreve dhe do të ulë koston e projektit. Është në dorën e deputetëve që ta marrin në konsideratë”, tha Kovaçevski.

TRT Balkan / agjencitë