Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, u takua me Mustafa Şentop, kryetar i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Türkiyes.
Në takim u konfirmuan marrëdhëniet tradicionalisht të mira mes dy vendeve, të cilat janë duke u përmirësuar edhe më shumë. Kjo, siç është evidente, mund të shihet edhe nga fakti se Türkiye është ndër partnerët më të mëdhenj tregtarë të Maqedonisë së Veriut dhe ka një numër të konsiderueshëm investitorësh turq në vend që tashmë janë duke investuar ose janë të interesuar të investojnë në vend.
Në takim u përcollën përshëndetjet e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për kryeministrin Kovaçevski dhe përkrahja e fuqishme e Republikës së Türkiyes për përparimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e integrimeve evropiane, pas fillimit të negociatave.
Së bashku u konstatua se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut është i rëndësishëm për perspektivat e vendit, por edhe për stabilitetin e gjithë rajonit dhe të Evropës.
Kryeministri Kovaçevski falënderoi për miqësinë dhe mbështetjen e rëndësishme, të sinqertë, afatgjatë dhe të vazhdueshme nga Republika e Türkiyes për vendin, që nga pavarësia e deri më sot, e cila vazhdon të zhvillohet në kuadër të partneritetit të dy vendeve në NATO.
Në atë drejtim, posaçërisht theksohet bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Gjithashtu, u diskutua për rëndësinë e mbështetjes nga Türkiye dhe bashkëpunimin në fushën e energjisë.
Në takim, në prag të festës së nesërme kombëtare për komunitetin turk në vend, Ditës së mësimit të gjuhës turke, kryeministri Kovaçevski theksoi se Qeveria mbetet e përkushtuar për zhvillimin e Maqedonisë së Veriut si shembull i suksesshëm i demokracisë multietnike e funksionale në rajon dhe në Evropë. Në kuadër të këtyre përcaktimeve bëhet me dije mbështetja për hapjen e paraleleve të reja të gjuhës turke në shkollat e vendit.
Në takim u theksua bashkëpunimi në fushën e kulturës ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Türkiyes, i cili rezultoi me hapjen e qendrave kulturore në Shkup dhe Istanbul, si dhe me realizimin e projekteve të tjera që kanë për qëllim promovimin e bashkëpunimit në këtë drejtim.
20 Dhj 2022
Kovaçevski-Şentop: Mbështetja nga Türkiye, e rëndësishme për rajonin
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski falënderoi për miqësinë dhe mbështetjen e rëndësishme, të sinqertë, afatgjatë dhe të vazhdueshme nga Republika e Türkiyes.
TRT Balkan
Lajme të ngjashme
Steinmeier nuk premton anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE
Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier gjatë vizitës në Shkup tha se askush nuk mund të sigurojë që Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së deri në fund të vitit 2030, por e rëndësishme sipas tij është që të vendoset kjo si qëllim.
Artikujt në këtë kategori
Çfarë tjetër do të donit të dinit?
Popullore